Poezi per argetim

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Poezi per argetim

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 6:12 am

    Poema e Mjerimit

    Kafshate qe s'kaperdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
    kur shef ftyra te zbeta edhe sy t'jeshilta
    qe t'shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
    edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
    te tan jeten e vet derisa te vdesin.

    E mbi ta n'ajri, si ne qesendi,
    therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
    profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta
    shkelqejne. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
    Mjerimi ka vulen e vet t'shemtueme,
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
    balli qe e ka, syt qe e shprehin,
    buzet qe me kot mundohen ta mshefin -
    jane femite e padijes e flite e perbuzjes,
    t'mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
    mbi t'cilen hangri darken nje qen e pamshirshem
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.

    Mjerimi s'ka fat. Por ka vetem zhele,
    zhele fund e maje, flamujt e nje shprese
    t'shkyem dhe te coptuem me t'dalun bese.

    Mjerimi terbohet n'dashuni epshore.
    Neper skaje t'errta, bashke me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
    lakuriqen mishnat, si zhange; t'verdhe e pisa,
    kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzet e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n'epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajne fillin t'marret, sherbtoret dhe lypsat
    qe neser do linden me na i mbushe rrugat.

    Mjerimi ne dritzen e synit t'kerthinit
    dridhet posi flaka e mekun e qirit
    nen tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
    ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
    tu' nduke gjite e shterruna t'zezes ame,
    e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
    Foshnj' e saj nuk qesh, por vetem lengon,
    e ama s'e don, por vetem mallkon.
    Vall sa i trishtueshem asht djepi i skamit
    ku foshnjen perkundin lot edhe te fshamit!

    Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
    te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
    kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.

    Mjerimi pjek femin para se te burrnohet,
    don ta msoje t'i iki grushtit q'i kercnohet,
    atij grusht qe n'gjume e shterngon per fytit
    kur fillojne kllapite e etheve prej unit
    dhe fetyren e femis e mblon hij' e vdekjes,
    nje stoli e kobshme ne vend te buzqeshjes.
    Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe femia n'bark t'dheut mbaron.

    Mjerimi punon, punon dit e nate
    tu' i vlue djersa ne gjoks edhe ne balle,
    tue u zhigatun deri n'gjuje, n'balte
    e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.
    Shperblim qesharak! Per qindenje afsh
    ne dite - vetem: leke tre-kater dhe "marsh!".

    Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
    buzet e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin permendore e nje tregtis s'ndyte,
    qe asht i gjikuem te bije ne shtrat vet i dyte,
    dhe per at sherbim ka per te marre do franga
    nder carcafe, nder fetyra dhe ne ndergjegje danga.

    Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
    -jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbe,
    mund qe t'len kujtim diten e dikurshme
    kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin' e kohes, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithcka u ndi nje i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan' i njeriut qe vdiste nen tra.
    Keshtu nen kambet'rande t'zotit t'egersuem -
    thote prifti - vdes ai qe con jete te dhunuem.

    Dhe me keto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
    mbushet got' e helmit ne trashigim brezninash.
    Mjerimi ka moter ngushulluese goten.
    Ne pijetore te qelbta, prane tryezes plot zdrale
    te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
    n'fyt per me harrue nandhetenand' halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
    nen tryeze qan-qeshet ne forme tragjikomike.
    Tê gjitha hallet skami n'gote i mbyt
    kur njiqind i derdh nje nga nje ne fyt.
    Mjerimi ndez deshirat si hyjet errsina
    dhe bajne tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

    Mjerimi s'ka gezim, por ka vetem dhimba,
    dhimba paduruese qe t'bajne t'cmendesh,
    qe t'ap in litarin te shkojsh fill' e t'varesh
    ose bahe fli e mjere e paragrafesh.

    Mjerimi s'don mshire. Por don vetem te drejt!
    Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
    t'cilt n'mnyre pompoze posi farisejt
    i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
    tu' ia leshue lypsiti nje grosh te holl' n'shplake.

    Mjerimi asht nje njolle e pashlyeme
    n'balle te njerzimit qe kalon neper shekuj.
    Dhe ket njolle kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.

      Ora është Sat Dec 03, 2016 7:51 am