Sacchi: Interi është ekip, Milani skuadër individualësh

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Sacchi: Interi është ekip, Milani skuadër individualësh

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 4:40 pm

    Ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Arrigo Sacchi, ka analizuar gjendjen e Interit dhe Milanit, duke thënë se zikaltrit janë skuadër dukshëm më e mirë në të gjitha nivelet, falë trajnerit Jose Mourinho.
    “Nerazzurrët kanë arritur të menaxhohen mirë nga Mourinho dhe kanë treguar një ndjenjë të fortë motivimi. Kjo ndihmon në rritjen e niveleve të tyre teknike në sulm”.

    “Është një skuadër përplot kualitet. Loja e tyre nuk arrin ato që pritet, mirëpo po përmirësohet. Trajneri ka edhe besimin e (presidentit) Morattit. Mourinho është një menaxher i jashtëzakonshëm”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta Dello Sport.

    Duke folur për Milanin, Arrigo Sacchi ka thënë se momenti kthyes i Milanit ishte kur trajneri Leonardo e bazoi lojën e tij te lojtarët individualë.

    Megjithatë, sipas mendimit të Sacchit ky sistem i lojës nuk do të zgjasë shumë, sepse përkundër lojës së mirë që shfaqin falë teknikës së Ronaldinhos, Alexandre Patos dhe Clarence Seedorfit, Milanit i mungon baraspesha si skuadër

      Ora është Sat Dec 10, 2016 6:12 pm