Messi lojtari i vitit!

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Messi lojtari i vitit!

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 4:42 pm

    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka mbyllur në mënyrën më te mirë vitin 2009, duke fituar edhe çmimin për lojtarin më të mirë në botë që ndan FIFA.

    Argjentinasi ka arritur të mposhtë konkurrencën e yjeve të futbollit evropian dhe botëror, siç janë bashkëlojtarët e tij Andreas Iniesta dhe Xavi, si dhe tashmë fituesit e këtij trofeu, yjet e Real Madridit, Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo.

    Ky ishte sezoni më i suksesshëm i Barcelonës, skuadër e cila të shtunën fitoi edhe trofeun e Kupës së Botës për Klube, ndërsa 22-vjeçari ishte lojtari kyç i katalunasve në arritjen e të gjitha trofeve gjatë vitit që po shkon.

      Ora është Sun Dec 04, 2016 11:36 am