Vektoret...

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Vektoret...

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 4:50 pm

    Vektoret jane madhesi qe karakterizohen me nje numer skalar, me drejtimin dhe me kahun e caktuar. Madhesite si gjatesia, syprina, vellimi, pesha, masa temperatura, dendesia, puna, energjia etj. karakterizohen vetem me numer (i cili shprehe raportin ndermjet madhsise dhe njesise per matjen e saj). Mirepo, ekzistojne edhe madhesi te tjera, si bije fjala, forca, shpejtesia, nxitimi, ranslacioni, rotacioni etj., te cilat pervee numrit karakterizohen edhe me drejtimin dhe kahun. Madhesite qe karakterizhen vetem me numer quhen madhesi skalare ose skalare, ndersa madhesit[ q[ karakterizohen me numer, me drejtim dhe me kahun qhen madhesi vektoriale ose vektore. Gjeometrikisht edo madhesi vektoriale mund te paraqitet me nje segment e orientuar i cili ka gjatesine, drejtimin dhe piken e fillimit (origjinen) te caktuar. Vija e drejte tregon drejtimin e vektorit, gjatesia e vijes tregon vleren ose intensitetin , maja e shigjetes tregon kahun, ndersa pika a tregon piken e zbatimit. Segmenti i orientuar zakonisht perkufizohet si segmenti AB skajet e te cilit merren si dyshe e renditur (A,B) te pikave A dhe B quhet segment i orientuar dhe shenohet me . Madhesite vektoriale paraqiten me nje shigjete mbi shkronjen perkatese ose duke e theksuar me shume madhesine vektoriale. Madhesite fizike qe karakterizohen vetem nga vlera numerike dhe njesia e saj quhet madhesi skalare ose thjesht skalare. Madhesi vektoriale jane forca, nxitimi, shpejtesia etj, ndersa madhesi skalare jane masa, tempertatura, vellimi , koha etj.

      Ora është Sat Dec 10, 2016 10:26 am