Fizika e iluzionit e A. Einstein

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Fizika e iluzionit e A. Einstein

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 4:52 pm

    Kjo esse u dorezua si nje lexim(lecture) nga John Dobson Shoqerise Vedanta(Vedanta Society), Berkeley,
    USA, me 12 tetor 1980 dhe eshte ristampuar nga:
    The Vedanta Kesari
    Maj,1988(faqet 181-189)


    Disa nga ju mund te mendojne nga titulli "Einstein's Physics of Illusion", qe do te flas per fiziken qe nenkupton ate qe ne mendojme si magji. Kjo nuk eshte per çfare une dua te flas.Disa nga ju mund te mendojne se une dyshoj se Einstein kishte njefare fizike speciale te iluzioneve. Nese po une nuk di asgje mbi kete. Por çfare une dua te bej ,me ndihmen e Einsteinit, eshte te gjurmoj fiziken tone prapa deri ne katror nje (ne kuptimin e fuqise se pare ), dhe te kuptojme nese, nen te, mund te ndodhet diçka e afert me magjine.

    George Valens ka shkruajtur nje liber plot sharm te titulluar "The Attractive Universe"(Universi terheqes). Eshte i nentitulluar "Gravity and the Shape of Space"(Graviteti dhe Forma e Hapesires), dhe ne faqen e pare fare ai thote se
    kur nje top hidhet lart, pas pak ai ndalon, nderron drejtim dhe kthehet mbrapa.
    Ai thote qe kjo(fenomeni i topit ) duket si magji, dhe ka mundesi te jete. Tani ajo qe ai merr si te garantuar eshte se topi duhet te kishte ndjekur trajektoren e drejte pa ndonje ndryshim ne shpejtesi ose drejtim. Por ju shikoni, edhe ajo gje do te kishte qene rezultat i magjise. Ne nuk e kuptojme ne fizike pse topi kthehet mbrapsht. Por gjithashtu ne nuk kuptojme ne fiziken tone pse topi duhet te kishte vazhduar pa ndonje ndryshim ne drejtimin ose shpejtesine e tij. Tani ne titull, dhe ne verejtjet qe bera deri tani, ajo qe nenkuptoj me magji ose iluzion eshte si dicka qe ndodh kur,ne muzg, ngaterron nje litar me nje gjarper. Dhe kjo lloj gjeje eshte analizuar me shume kujdes nga disa njerez ne Indine Veriore ,shume shume kohe me pare, dhe ata thone se kur ti ben nje gabim te tille ka tre aspekte(pika te rendesishme, perfundime-xfiles) ne gabimin tend. Ne fillim, ti nuk ke arritur te shohesh mire litarin. Pastaj, ne vend qe ta shohesh si litar, duhet ta shohesh si dicka tjeter. Ne fund, ti duhet te shihje litarin ne fillim perndryshe nuk do ta kishe ngaterruar per nje gjarper.
    Ti e ngaterrove ate me nje gjarper sepse litari ishte tre kembe i gjate, dhe ti
    je i mesuar me gjarperinj tre kembesh.

    Por perpara se te flas me tej rreth iluzionit, dua te them ca fjale perreth
    çfare kuptojme ne fizike, gjithashtu dua te nxjerr ne pah disa boshlleqe ne
    kete te kuptuar. Kur ne flasim per universin, ose kur ne veshtrojme jashte dhe
    e shohim ate, ajo qe shohim eshte se universi eshte i perbere nga ajo qe quajme lende. Eshte ajo qe ne quajme universi material. Dhe ajo qe duam te bejme, mbi te gjitha, eshte te gjurmojme kete material mbrapsht(te gjejme origjinen,trace that material back), jo ne katror nje por te pakten ne katror dy. Ne duam te zbulojme ose mund te mendojme per gjithe keto gjera qe shohim si te ndertuara nga lenda, e perbere vetem nga pak perberes. Dhe pergjigja eshte se ne mund.
    Kohe me pare kimistet zbuluan se c'do gje qe shohim eshte e perbere nga jo me shume se 92 perberes. Keto jane 92 elementet e tabeles periodike(elementet e tjere qe njohim ne tabele jane sintetike per kete arsye nuk permenden -xfiles).
    U sugjerua ne 1815 se te gjithe keto elemente kimik ka shume mundesi te jene te perbere nga Hidrogjeni. Kjo ishte hipoteza e Prout, sepse ne ato dite askush nuk e dinte si ta vertetonte kete gje. Por tani ne kohet moderne, ne e dime si t'ja bejme, dhe e dime qe eshte kjo gje qe ndodh. TE gjithe elementet e tjere kimik jane te perbere nga hidrogjeni , dhe ndodh ne yje.

    Universi,edhe sot, konsiston ne shumicen e tij ne hidrogjen. Dhe çfare eshte
    duke bere eshte bashkimi nen fushen gravitacionale. Ai bie dhe bashkohet ne
    galaktika dhe yje, dhe yjet jane te nxehte. Bashkimi nga graviteti eshte ajo
    çka i ben ato te nxehte. Dhe ata nxehen mjaft ne brendesi aq sa hidrogjeni
    kthehet ne helium. Tani, helium eshte nje berthame shume te forte atomike, dhe linja kryesore ne ndertimin e atomeve te tabeles periodike vazhdon keshtu:
    Ne fillim 4 Hidrogjen bejne 1 Helium.Pastaj 3 Helium bejne nje Karbon.Dy Helium
    nuk ngjisin.Do te ishte Berlium-8.Nuk ka Berlium-8.Nuk do te zgjaste. Por 3
    Helium do te ngjisin, dhe ky eshte karboni.Kater eshte Oksigjeni.Pese eshte
    Neon. Keshtu funksionon ne yje; berthamat e tjera jane te ndertuara nga berthama Helium.6 ben Magnez.Pastaj Silici, Squfur, Argon, Kalcium, Titanium, Krom, Hekur.

    Ne yje te medhenj eshte keshtu. Por ne yje te vegjel si dielli yne shkon deri tek karboni ose karbon dhe oksigjen. Ky do jete fundi i diellit tone, me afersisht permasat e tokes, por me nje dendesi rreth 4 kamione perzieres llaçi ne 0,568 liter (pint,njesi matese-xfiles). Yje me te gjere behen teper te nxehte nga shtypja e tyre gravitacionale, dhe karboni nuk mund te ftohet ashtu por shkon direkt ne oksigjen e keshtu me rradhe deri sa ne qender kthehet ne hekur.Tani hekuri eshte gjeja me habitese(hutuese) ne univers. Nuk ka energji berthamore ne dispozicion te hekurit
    -- asgje me te cilen mund te luftoje kunder shtypjes(collapse) se gravitetit; keshtu graviteti e shtyp ate, kete here me dendesine e 100.000 aeroplan-mbajtese te shtrydhura ne 0,568 liter.!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Dhe kur ai shtypet ne kete menyre, energjia gravitacionale e çliruar ne forma te tjera shperthen pjeset e jashtme te yllit neper galaktike. Kjo eshte gjeja prej se ciles trupat tane jane te perbere. Trupat tane jane te perbere nga pluhur yjesh te tille shperthyes.

    Ne e dime qe perberesi kryesor i universit eshte hidrogjeni dhe energjia kryesore e perdorshme eshte ajo gravitacionale. Ne dime qe emri i lojes eshte renia dhe bashkimi nga graviteti (hidrogjeni), por ajo qe nuk dime eshte pse gjerat terhiqen nga graviteti. Ne dime qe gjeja nga e cila eshte i perbere universi eshte hidrogjeni por nuk e dime se prej ku e marrim hidrogjenin. Ne e dime qe hidrogjeni eshte i perbere nga grimcat elektrike,protonet dhe elektronet, dhe ne e dime qe ngarkesa totale elektrike e universit eshte zero, por ne nuk e dime,siç e shikon, pse eshte i perbere nga elektriciteti. Ne nuk e dime pse çdo gje terhiqet. Dhe nuk e dime pse, kur gjerat jane ne levizje, duhet te ndalojne. Ndodhen keto boshlleqe ne te kuptuarin tone. Ne dime se si ndalojne gjerat.Dime se si bien gjerat.Ne dime se si sillen grimcat elektrike, por nuk dime asnje nga pyetjet pse. Nuk kemi asnje pergjigje per pyetjet pse.

    Ajo per te cilen dua te flas tani eshte nje zbulim i bere nga Albert Einstein kur ai ishte 26 vjeç dhe punonte ne nje zyre patentash ne Bern. Pastaj dua te flas rreth pasojave te ketij zbulimi dhe,nepermjet kesaj, dua te gjurmoj fiziken tone mbrapa, po te jete e mundur, per t'ju pergjigjur ketyre pyetjeve pse.

    Einstein vuri re se nuk mund te kemi nje univers objektiv ne tre dimensione. Ne
    flasim per 3-D.Veshtire dikush flet per 4-D. Por universi eshte 4-D. Nuk eshte e mundur te kemi nje univers hapesire pa nje univers kohe.Nuk eshte e mundur te kemi hapesire pa kohe, ose kohe pa hapesire, sepse koha dhe hapesira jane te kunderta.
    Une nuk di nese Einstein ka perdorur ndonjehere kete gjuhe qe hapesira dhe koha jane te kunderta, por nese shikoni ne ekuacionet e tij,eshte shume,shume e qarte qe eshte saktesisht kjo. Nese midis dy ngjarjeve ndarja hapesinore midis tyre eshte e njejte me ndarjen kohore midis tyre atehere ndarja totale midis tyre eshte zero.
    Kjo eshte ajo çka kuptojme me te kunderta ne kete rast. Ne elektricitet nese kemi te njejten sasi te ngarkesave plus dhe minus ,le te themi ne nje atom ose molekule,atehere ky atom ose molekule eshte neutral. Nuk ka ngarkese i pare nga jashte. Po ashtu dhe ketu nese ndarja hapesinore midis dy ngjarjeve eshte e njejte me ndarjen kohore atehere ndarja totale midis ketyre ngjarjeve eshte zero.

    Po ju jap nje shembull. Supozoni se ne shikojme nje yll shperthyes, le te themi ne galaktiken Andromeda. Po ndodh nje i tille tani. Ka qene e dukshme per rreth nje muaj. Tani galaktika Andromeda eshte 2.250.000 vjet drite larg, dhe kur ne shohim shperthimin tani, ne e shohim ate se si ishte para 2.250.000 vjet perpara. E shikoni, ndarja hapesinore dhe kohore jane te njejta dhe do te thote qe ndarja totale midis asaj qe sapo pe dhe ty eshte zero. Ndarja totale, ndarja reale, ndarja objektive, kjo eshte, ndarja ashtu siç shihet nga te gjithe, midis ngjarjes qe sheh dhe ngarjes se shikimit nga ty--ndarja midis ketre dy ngjarjeve eshte gjithmone 0.
    (nese do mundnim ta thyenim kete barazi do mund te udhetonim ne kohe).
    Ajo qe kuptojme kur themi se ndarja hapesinore dhe kohore midis dy ngjarjeve jane te barabarta eshte se drita mund te udhetoje nga nje ngarje ne tjetren ne boshllek.

    (*Ky paragraf per ndarjen hapsinore dhe kohore mund te krijoje dhe krijon ne fakt shume konfuzion por duke e menduar mire arrihet te kuptohet thelbi i asaj qe thuhet.
    Ne rastin me siper ne shohim ne te tashmen dicka qe ka ndodhur ne te kaluaren, pra sa me larg ne distance te jete nje gjarje aq me larg ne kohe e shohim ate ngjarje.
    E njejta ndodh dhe per distanca te vogla por eshte e paperceptueshme. E njejta gje ndodh kur degjojme te shtenen e pushkes ne distance ose vetetimat. Pra varet nga shpejtesia e mjetit komunikues,drite ose vale akustike.).

      Ora është Sun Dec 04, 2016 11:35 am