Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Atomi Shkenca reale, vërtetuese e fjalëve Kur'anore

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Atomi Shkenca reale, vërtetuese e fjalëve Kur'anore Empty Atomi Shkenca reale, vërtetuese e fjalëve Kur'anore

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 4:53 pm

    Atomi
    "...Zotit tënd nuk mund t`i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe..."





    Shkenca reale, vërtetuese e fjalëve Kur'anore


    Historiku i shkurtër mbi atomin

    Tendencat për ta sqaruar natyrën e atomit, strukturën e tij si dhe dhënien e një teorie mbi të vërteten e atomit vërehen që nga kohërat e lashta, duke filluar që nga grekët e vjetër.

    Kështu Demokriti në shekullin V (460 p.e.s.- 370 p.e.s.) ka paraqitur tezën e tij mbi atomin e cila njihet si hipoteza e atomit si thërrim e pandashme. Edhe vet termi atomos, rrjedh nga gjuha greke që d.m.th i pandarë.

    Hipotezë të ngjajshme kishte dhënë edhe Lukercie në shekullin I të epokës së re, e cila u emërtua si hipoteza e atomit si thërrmi e pandashme. Këto hipoteza, si të Demokritit ashtu edhe të Lukrecies ishin hipoteza të mangëta për ta shpjeguar qartë definicionin mbi atomin dhe si të atilla ishin të paqarta dhe jo të plota. Teori mbi atomin kanë dhënë edhe shkencëtarë të tjerë të ndryshëm si F.Bacon, R.Boyle dhe Isac Neewton si shkencëtarë të shekullit XVII.

    Po ashtu në vitin 1801 Jon Dalton gjithashtu e kishte dhënë një përkufizim lidhur me atomin sipas të cilit del se "atomet janë thërrmija diskrete të pandashme të cilat nuk mund të ndahen nga proceset e njohura kimike".

    Nga zbulimet e mëtejshme që janë bërë në fushën e fizikës dhe të kimisë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, del se atomi si thërrmi e pandarë hidhet poshtë.

    Këto zbulime ndikuan në rënien e pikëpamjeve dhe hipotezave të grekëve të lashtë si Demokriti e Lukrecie, por ato njëkohësisht ndikuan edhe në rënien e pikëpamjeve të Daltonit në vitin 1801.

    Zbulimet që janë bërë në shekujt XIX-XX kanë treguar qartë se atomi nuk është thërrmija më e vogël ashtu siç ishte menduar deri në atë kohë, por ai është thërrmi e përbërë nga shumë thërrmija të tjera (grimca) subatomike.

    Sipas zbulimeve, pikëpamjeve dhe të arriturave bashkëkohore shkencore del se atomi përbëhet nga bërthama atomike e cila është shumë e vogël dhe ndodhet në qendrën në të cilën është e përqendruar tërë masa atomike dhe është e rrethuar nga elektronet të cilat sillen rreth bërthamës në një rrugë të përkufizuar.

    Në Kuranin famëlart thuhet "...Zotit tënd nuk mund t`i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe..." (suretu Junus 61)
    Allahu xh.sh.eshtë ai që e shpalli Kur`anin si libër Hyjnor për njeriun në tokë dhe për qartësimin e shumë gjërave që e rrethojnë njeriun në këtë botë e njeriu nuk ka mundësi t'i shoh të gjitha gjërat me përjashtim të atyre që Zoti nga mëshira e tij e madhe i'a ka mundësuar që t'i shohë. Allahu Krijuesi ynë, Krijuesi i gjithësisë, por edhe krijues i atomeve (grimcave ) e qartëson në Kur`anin famëlartë se çka në të vërtet është atomi.
    Allahu në Kur`an jep përgjigje për çdo gjë për ata që kanë mend.

    Allahu në Kur`anin famëlartë na tregon se në gjithësinë që na rrethon ekzistojnë grimca apo atome siç quhen në shkencën bashkëkohore dhe njëkohësisht jep një teori mbi atomin dhe strukturën e tij të brendshme, jep pergjigje për njeriun shkencëtar, por edhe për njerëzit e rendomtë, në mënyrë që ata të kuptojnë rëndësinë e krijimit të tyre, dhe rëndësin e krijesave që jan në shërbim të tyre (njerzimit).

    Në shkencën e kimisë ku flitet për atomin thuhet se atome ka në tokë e në qiell, por gjithashtu thuhet edhe se atome ka edhe në ato vende ku ne mendja nuk na shkon fare se mund të ketë diçka të atillë.

    Nga pikëpamja fetare dhe të dhënat shkencore del se çdo gjë e krijuar në këtë botë është në përputhshmëri të plotë me fjalët Kur`anore sepse, Zotit nuk mund ti fshihet asgjë, as në tokë e as në qiell as grimca më e vogël se atomi.

    Në Kur`an dëshmohet në njërën anë për fuqinë e Zotit e cila manifestohet në çdo fenomen jetësor (krijes) dhe në anën tjetër për ekzistencën e grimcave (atomeve) në tokë e në qiell të krijuara për të dëshmuar fuqinë krijuese të Allahut fuqiplotë.
    Nga kjo pikëpamje ne arrijmë të kuptojmë se çdo fjalë e Kur`anit në vetën e vet përmban kuptime që vlejnë për çdo kohë, për çdo vend dhe për çdo njeri, fjal me karakter te lartë dhe kuptim të gjër.

    Njeriu me mend magjepset kur i sheh mrekullitë e krijuara nga Allahu xh.sh.
    Allahu xh.sh në fillim të Kur`anit e përmend qartë ekzistimin e grimcave (atomeve) në tokë e në qiell duke e dëshmuar kështu fuqinë e Tij.

    Kur`ani e përshkruan në këtë mënyrë, të ekzistuarit e grimcave (atomeve) në një pjesë të ajetit kuranor "... as sa grimca e as ma e vogël se ajo..." qëllimi apo objekti i kësaj pjese të ajetit Kur`anor është që të jipet përgjigje mbi atomin dhe njëkohësisht të tregojë funksionalitetin apo strukturën e tij.

    Shikuar nga pikëpamja teorike shumë nga shkencëtarët bashkëkohorë e definojnë atomin si grimcë të përbërë nga shumë grimca të tjera që nënkupton se janë në përputhshmëri të plotë me fjalët Kur`anore si dhe janë teori që janë me kuptim te njëjtë me fjalën Kur`anore, por dallojnë në aspektin gjuhësor dhe nga kjo del se pas shumë përpjekjeve ndoshta me shekuj të tërë për të përcaktuar teorinë mbi atomin shkencëtarët vijnë në perfundim identik me thënien Kur`anore se "... as sa grimca e as ma e vogel se ajo ..." dhe nga analiza e këtyre fjalëve apo zbërthimi i tyre del se grimca që përmendet në ajet është atomi dhe më të vegjël se atomi janë bërthamat dhe elektronet që sillen rreth tij. Ky është një zbërthim që ka të bëjë me te arriturat shkencore dhe pikëpamjet bashkëkohore mbi atomin. Allahu xh.sh. bukur e ka sqaruar në Kur`an këtë çështje me fjalë te pakta, por me shumë kuptime duke e përmendur në radhë të parë, grimcën në tërësi (atomin) e pastaj bërthamën e atomit apo elektronet që sillen rreth tij. Shkenca bashkëkohore thotë se; vëllimi i bërthamës së atomit është sa 1/10000 e atomit që nënkupton se eshtë shumë më e vogël se atomi në përgjithësi .
    Me shekuj e vite shkencëtarët janë përpjekur që ta definojnë se çka është atomi.

    Ka shumë shkencëtarë e filozofë të cilët japin mendime për këtë grimcë të vogël atomi. Allahu xh.sh në Kur`anin famëlartë e sqaron në mënyrë të drejtë dhe precize çdo çështje. Shumë shkencëtarë dhe filozof grekë u përpoqën që ta definonin teorinë mbi atomin, por teoritë e tyre nuk u përkrahën nga shkenca bashkëkohore dhe si të tilla u hodhën poshtë sepse, ishin të pasakta dhe nuk përkonin me të arriturat e shkencës bashkëkohore e cila të arriturat e veta i kishte bazuar dhe edhe sot e kësaj dite i bazon në Kur`anin famëlartë në të cilin shkenca zë një vend të veçantë.


    Ç`ka na mësojnë fjalet Kur`anore dhe të arriturat shkencore

    Të gjitha të arriturat shkencore, që nuk dyshohet ne vërtetësinë e tyre, janë vërtetuese se Kur`ani famëlart padiskutushëm është zbritje prej Allahut xh.sh. dhe kjo është esenca, thelbi i këti shkrimi, sepse 13 shekuj pas zbritjes së Kur`anit shkenca arriti vetëm në atë nivel që ta dëshmon vërtetësinë e fjalëve të Kur`anit famëlart për ketë çështje, të cilën çështje Kur`ani e zbërthen me një pjesë të ajetit apo me pak fjali. Kjo është një nga shumë mrekulli të Kur`anit.

      Similar topics

      -

      Ora është Thu Mar 28, 2024 2:56 pm