Opitika .....

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Opitika .....

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 4:55 pm

    Optika (greq. optikos = "e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mësimi mbi të shikuarën") është degë e fizikes që merret me sjelljen dhe vetitë e dritës, përhapjen dhe ndërveprimin e saj me lëndën.
    Drita është rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik është i gjithepranishem ne gjithesi. Nuk ka kend apo skute ne gjithesi qe mund te fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme për syrin e njeriut gjendet në një diapazon te ngushte te diapazonit shumë te gjere te rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama , rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra te kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjeset e drites se dukeshme i quajm fotone, por edhe pjeset tjera te spektrit te përmendur elektromagnetik i quajmë fotone.
    Trajtimi i dritës ka karakter dual; trajtohet si përhapje valore kur shfaqen dukurite e interferencës , përthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpërhapjes se saje (te përshkruar si efekti i KOmptonit).





    Ngjyra e dritës

    Me qe drita munde te karakterizohet me vale te gjatesive te ndryshme valore ajo karaktrizohet me ngjyra ( gjatesei valore) te ndryshme. Ne dallojmë numër te caktuar ngjyrash ne mënyre fiziologjike.Drita e dukshme është diapazoni valor nga drita ngjyre vjollce deri ke ngjyra e kuqe. Zakonisht numërohen gjashte apo dymbëdhjetë ngjyra, por ne aspektin fizik numri i gjatesive valore munde te jete çfarëdo.

    Koherenca

    Nëse ne dy pika hapësinore, te themi te një fronti valor te dritës qe lëviz, valët kane faze dhe frekuence te njëjte themi qe drita ne fjale është koherente ne aspektin hapësinor.
    Kur në një pike nëpër te cilën kalojnë frontet valore te nje tufe te dritës, fazat dhe frekuencat e valëve qe tejkalojnë mbesin te njejta apo te pandryshueshme, kemi te bëjmë me koherencën kohore te dritës.

    Drita si mjedis për përpunimin dhe bartjen e informacioneve

    Ne gjendjen koherente mundesia e mbledhjes se fotoneve është e pakufishme, se kendejmi edhe mundesia e magazinimit te informacioneve me ane te drites është shumë e madhe. Ne baze te kesaj ne nje centimeter kub kristal mund te magazinohen informacionet e nje biblioteke te tere. Poashtu shpejtesia e perpunimit te te dhenave me ane te kompjuterit optik është shumë shumë e shpejte (për dhjetemilionten pjese te sekondit).

    Drita si burim i energjisë-lazer

    Idene për fitimin e drites shumë te fuqishme, nga shkallet energjetike te atomeve kur behet lëshimi i stimuluar, e ka dhene Albert Anjeshtajnin ne vitin 1917. Realizimin praktik te kesaj teorije e beri Th. Meiman ne vitin 1961 duke ndërtuar lazerin. Eshte ky nje rezonatore optik me materal te caktuar aktiv i cili liron drite me shkelqim fantastik, me nje dendesi energjetike shumë me te madh se sa çlirohet nga siperfaqja e diellit .
    Lazeri mund te perdoret ne menyre shumë efikase për qellime ushtarake.

    Hackcode

    Posts : 4
    Reputation : 0
    Join date : 24/12/2009

    Re: Opitika .....

    Mesazh nga Hackcode prej Thu Dec 24, 2009 4:13 am

    shum flm jaran..

      Ora është Sat Dec 03, 2016 7:53 am