Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Richard Feynman

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Richard Feynman Empty Richard Feynman

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 4:55 pm

    --------------------------------------------------------------------------------

    Richard Phillips Feynman (sqt. Ricard Filips Fajman) lindi më 11 maj 1918; vdiq më 15 shkurt 1988. Fajmani ka qenë një fizikant amerikan i njohur për një formulim alternativ të mekanikes kuantike e bazuar në integralet e trajektores, si dhe për teorine e elektrodinamikes kuantike, fiziken e superfluiditetit të heliumit të tejftohur, dhe per një teori berthamore. Për kontributet e tij në zhvillimin e elektrodinamikes kuantike, Fajmani ndau çmimin Nobel në Fizike në 1965, bashke me Julian Shuinger dhe Shin-Iciro Tomonaga. Fajmani zhvilloi një skeme reprezantimi pikorial shume te perdorur për shprehjet matematike qe kontrollojnë sjelljen e thermijave berthamore. Me vone ky reprezantim piktorial u be i njohur si diagramat e Fajmanit.
    Fajmani qe një nga shkencëtaret qe ndihmuan në zhvillimin e bombes atomike. Ai qe gjithashtu, një nga pjestaret e panelit qe investiguan shperthimin e anijes Challenger. Plus punes së tij në fiziken teorike, Fajmanit është i njohur si një nga pioneret në fushen e informatikes kuantike, si dhe me futjen e konceptit të nanoteknologjise (krijimin e pajisjeve në shkalle molekulare).Ai mbajti katedren e Rikard Cejs Tolman në fiziken teorike në Kaltek. Fajmani qe një nga njerzit qe e beri fiziken popullore si në librat e tij ashtu edhe në leksionet e tij, është për tu theksuar një fjalim qe ai dha në 1959 në Universitetin e Kaltekut i titulluar Ka Gjithate Vend ne Fund. Shume të njohura jane edhe Leksionet e Fajmanit ne Fizike. Fajmani është i njohur gjithashti për librat e tij semi-autobiografike Patjeter qe po tallesh Zoti Fajman! dhe Perse shqetesohesh se çfare mendojne te tjeret?, si dhe libra të tjere si Tuva ose Deshtim! Ai qe gjithashtu i njohur si një njeri qe luan capkenlleqe,si dhe një piktor amator krenar. Fajmani qe gjithashtu një praktikues i bongo. Ricard Fajman cilesohej nga koleget e tij si një njeri ekcentrik dhe një shpirt i lire. Atij i pelqente te ndiqte edhe dege jashte profesionit te tij, si biologjia, artet, perkursionin, Hieroglifet e Majave. Fajmani qe gjithashtu një ekspert në hapjen e bravave. Friman Dajson njëhere shkruajti se Fajmani qe një "gjysëm-gjeni, gjysëm-buton", me vone ai e ndryshoi diagnozen e tij në "komplet gjeni , komplet bufon". Gjate jetes së tij dhe pas vdekjes Fajmani qe një nga fizikantët më të njohur në bote.

      Ora është Fri Mar 29, 2024 3:16 am