Departamenti i Biologjis

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Departamenti i Biologjis

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 5:19 pm

    Departamenti i Biologjisë (DB) është pjesë e Fakultetit të Shkencave Natyrore (FSHN)[1], Universiteti i Tiranës (UT). Ai është më i madhi i kësaj kategorie në gjithë sistemin e arsimit të lartë shqiptar, me ndikim të rëndësishëm në mësimdhënie dhe punë kërkimore. Departamenti është i përbërë nga tre Seksione: Botanikë, Zoologji-Ekologji, Gjenetikë-Mikrobiologji.

    Qëllimi kryesor i DB është mësimdhënia në shkencat biologjike, jo vetëm brenda FShN-së, por edhe në fakultete të tjera. Ai përbëhet nga 23 punonjës mësimorë, 16 prej të cilëve me titull shkencor. Së bashku me Kopshtin Botanik (KB) dhe Muzeumin e Shkencave Natyrore (MShN), numri i punonjësve rritet në 34, me 11 profesorë, 5 asistent-profesorë dhe 5 doktorë. Historikisht në drejtimet biologjike janë zhvilluar deri në 80 lëndë mësimore, mbi 60 prej të cilave zhvillohen ende. Rreth 40 prej tyre zhvillohen nga DB në bashkëpunim me KB dhe MShN.

    Drejtimet kërkimore në DB kanë qenë studimi i florës dhe faunës shqiptare. Në këtë mënyrë, janë mbrojtur doktorata për florën dhe bimësinë e rretheve të veçanta, të formacioneve të ndryshme bimore, p.sh. kullotat dhe livadhet, ahishtat, dushkajat, halorët, barërat e kë****, kërpudhat e larta, algat etj. Në drejtimet shtazore përmendim studimet për ekinodermatët, moluskët, krustacet, insektet (Lepidopterët, Heminopterët, Koleopterët, Homopterët, Kolembolat, Odonatat etj.), shpendët, amfibët, reptilët, gjitarët etj. Produkt i këtij aktiviteti ka qenë edhe pjesëmarrja në studime madhore të botuara si: Flora e Tiranës, Drurët dhe Shkurret e Shqipërisë, Flora e Shqipërisë, Flora Ekskursioniste, Fluturat e Ditës etj. (botimet e fundit)

    Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit puna kërkimore është drejtuar, gjithashtu, në fiziologjinë bimore, p.sh. përdorimi i rregullatorëve të rritjes, në fiziologji shtazore, gjenetikë popullatash, biologji zhvillimi, mikrobiologji, biokimi etj. Aspekte të rëndësishme të punës kërkimore mbeten vlerësimet ekologjike dhe mjedisore, studimet e biodiversitetit, llojeve të rralla ose të kërcënuara, dhe habitateve me vlera natyrore dhe ekonomike, ndotja etj.

    Historia institucioneve dhe mësimdhënies në biologji fillon qysh prej vitit mësimor 1946-47, me formimin e Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, me formimin e Institutit të Shkencave, dhe më pas me formimin e Institutit të Lartë Pedagogjik (1951). Qëllimi tyre ishte përgatitja e mësuesve për shkollat 7-vjeçare dhe të mesme në fusha të ndryshme si dhe në atë të biologjisë dhe kimisë. Njëherësh u hodhën edhe bazat e studimeve në fusha të ndryshme biologjike. Në vitin 1957, me formimin e Universitetit të Tiranës, në FShN, dega 4-vjeçare Biologji-Kimi ishte një nga degët e rëndësishme, ku përgatiteshin mësues të biologjisë dhe kimisë për shkollat e mesme, duke plotësuar, gjithashtu, edhe kërkesat për biologë të institucioneve të ndryshme. Në atë kohë lëndët biologjik mbuloheshin nga dy katedra, ajo e Botanikës dhe e Zoologjisë. Më pas pranë tyre u krijuan dhe KB dhe MSN.

    Prej viteve 1990, u formuan, gjithashtu, edhe dy katedra të tjera, Gjenetikë-Mikrobiologji dhe Fiziologji Shtazore. Pak vjet më vonë, me ndryshimet e reja në Shqipëri, u formua Departamenti i Biologjisë, i përbërë nga 4 seksione, të cilat ishin 4 katedrat e sipërme: Botanikë, Zoologji-Ekologji, Gjenetikë-Mikrobiologji, Fiziologji Shtazore. KB dhe MShN, kaluan si Njësi e Shërbimit Universitar në varësi të Dekanatit të FShN. Prej vitit 1998, seksioni i Fiziologjisë Shtazore u përfshi bashkë me atë të Zoologji-Ekologjisë.

    Gjendja e tashme e studimeve biologjike i kushtohet, gjithashtu, edhe mjaft biologëve të tjerë që kanë punuar më parë pranë DB, të cilët kanë hedhur themelet e strukturës së degëve mësimore ekzistuese dhe fushave të ndryshme kërkimore; vlen të përmendim këtu profesorë të nderuar, si: K. Paparisto, M. Demiri, I. Mitrushi, Xh. Qosja, I. Zeko, L. Gjiknuri etj.

      Ora është Sat Dec 10, 2016 10:27 am