Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kopsht Zoologjik per zogjte e rralle

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Kopsht Zoologjik per zogjte e rralle Empty Kopsht Zoologjik per zogjte e rralle

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:21 pm

    Një kopësht zoologjik në perëndim të Francës ka hapur një habitat të ri për zogjtë e rrallë, shumë prej të cilëve janë specie në zhdukje që vijnë nga Amerika Latine. Në njëfarë mënyre kafazi i ri iu siguron zogjve hapësirën dhe mjedisin që ata do të kishin në botën e egër. Kopështi zoologjik "Doue la Fontaine" ndodhet në hapësirën mes qyteteve të Nantës dhe Turit. Habitat i zogjve, që zë një hapësirë prej një hektarësh, është më i madhi në Europë. Ai përbëhet nga kanione gurësh gëlqerorë dhe rëre, dhe rrethohet nga një rrjetë që është e lartë rrëth 20 metra nga sipërfaqja e tokës. "Disa zogj u vodhën nga këtu në fillim të këtij viti. Ato ishin katër Makauas të mëdha shumëngjyrëshe që vinin nga Amerika Latine. Por tani ne i kemi zhvendosur zogjtë në këtë hapësirë të re", tregon Fransua Gei, drejtori i këtij kafazi të madh zogjsh. Kafazi i zogjve gjithashtu krijon mundësinë e një mjedisi familjar, në të cilin ata ngrenë folenë apo gjuajnë. Rreth 500 zogj pritet të jetojnë në brendësi të këtij kafazi. "Këta zogj do të kolonizojnë gëlqeroren. Ata janë specie Rupikola, të cilat jetojnë dhe ngrenë folenë në shkëmbinj të jetës së egër. Kështu që ata do të gjejnë një ambjent natyral që i rrethon. Ne po punojmë për të riprodhuar jetën që ata do të kishin nëse do të jetonin akoma në botën e egër", shpjegon drejtori i koëpshtit të vecantë zoologjik. "Mendoj se zogjtë do të ndjehen më mirë këtu. Ata kanë më shumë hapësirë dhe më shumë lartësi për të fluturuar rreth e rrotull. Mendoj se do të jetë më e lehtë për t'i parë ata", shprehet Mishel, e cila po vizitonte kopështin zoologjik me nipin dhe mbesën e saj

      Ora është Fri Mar 29, 2024 2:06 am