Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Veshi.............

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Veshi............. Empty Veshi.............

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:23 pm

    Valët e zërit kapen së pari nga llapa e veshit të jashtëm, i cili mbledh ato dhe i drejton për në kanalin dëgjimor. Pastaj valët godasin daullen e veshit ose membranën timpanike që shtrihet gjatë fundit të brendshëm të kanalit dëgjimor dhe e bëjnë atë të dridhet.

    Tre Kockat e veshit të brendshëm (të quajtur çekici, kudhra dhe yzengjia), i çojnë këto dridhje te kërmilli i veshit, një organ në formë spiraleje në veshin e brendshëm.

    Dridhjet e zërit që futen në kërmillin e veshit krijojnë valë në lëngun që ai përmban. Këto valë bëjnë që një ndarje delikate, membrana bazilare të ndryshojë formën e saj.

    Frekuencat e ulëta shkaktojnë një dhembëzim në membranën bazilare afër kërmillit të veshit, ndërsa frekuencat e larta shkaktojnë një dhembëzim afër fundit tjetër në majë të kërmillit të veshit.

    Kur membrana bazilare deformohet nga një valë zëri që vjen në të, organi i Kortit gjithashtu zhvendoset.

    Ky organ përmban receptoret dëgjues, një koleksion qelizash me zgjatime në formë qimesh. Sipër tij është membrana tekstoriale.

    Lëngu te kërmilli i veshit e shtyn lart membranën bazilare, kështu që qelizat me zgjatime në formë qimesh fërkohen me membranën tektoriale.

    Ky veprim shkakton menjëherë impulse nervore në nervin dëgjimorë i cili përcjell mesazhet deri në lobet temporale të trurit!

      Ora është Fri Mar 29, 2024 2:18 pm