Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lidhjet njeri-shimpanze

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Lidhjet njeri-shimpanze Empty Lidhjet njeri-shimpanze

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:25 pm

    Majmunët e llojit shimpanze shpesh cilësohen si një pasqyrim e prejardhjes primitive të njeriut. Por një studim i kohëve të fundit thotë se shimpanzetë nuk kanë asgjë të përbashkët me njeriun përsa i përket ndjenjave. Shimpanzetë janë më të afërtit e njeriut në botën e kafshëve. 95 përqind e ADN-së së shimpazesë është e ngjashme me atë të njeriut. Shumë shoqëri njerëzore kanë zhvilluar kode morale e të sjelljes që përcaktojnë se çfarë është e mirë apo e keqe, e ligjëshme apo e paligjëshme, morale apo imorale. Por edhe pa këto rregulla e ligje, shumë njerëz kanë një lloj intuite që i bën ata të dallojnë të mirën nga e keqja dhe të ndihmojnë të tjerët në nevojë. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe e jep kuptimin e fjalës Altruizëm si gatishmëri për të ndihmuar të tjerët edhe duke flijuar të mirën vetjake. Duke patur parasysh afërsinë gjenetike midis majmunit dhe njeriut shtrohet pyetja; a janë shimpanzetë altruistë. Një studim i ri në këtë fushëm thotë se jo. Shkencëtari gjerman Keith Jensen pranë institutit për studime antropologjike u mor me vëzhgimin e shimpanzeve në qëndrën kërkimore në Laipzig. Ai kreu disa eksperimente. Eksperimentet kishin dy qëllime për të parë sa altruistë dhe sa keqdashës janë shimpazetë. Shkencëtarët zgjodhën ushqimin për të provuar këto ndjenja. Shimpanzesë iu dhanë dy mundësi; duke tërhequr një litar ai mund të dërgonte ushqimin tek një tjetër shimpanze, ose mund ta dërgonte në një dhomë apo kafaz bosh. Në të dyja rastet, shimpanzeja që tërhiqte litarin nuk kishte mundësi përfitimi, pra nuk ishte në gjendje që ta merrte ushqimin për vete. Ndarja e barabartë e sendeve ose drejtësia është një ndjenjë e rëndësishme për njerëzit, thotë shkencëtari Jensen. Kjo ndjenjë e bën njeriun të gëzohet ose të hidhërohet, kjo varet se çfarë ideja ka krijuar ai për drejtësinë. Në Shtetet e Bashkuara disa shkencëtarë mbrojnë tezën se shimpanzetë dhe majmunët janë të ndjeshëm e të drejtë ndaj të tjerëve, por studimi i shkencëtarit gjerman tregoi se kur shimpanzetë kanë diçka nën kontroll me të drejtë apo jo, ndjenja e drejtësisë tek ata nuk ekziston. Pra mund të thuhet se ndjenja e drejtësisë është e veçantë vetëm për njeriun. Ndryshe nga sa pritej, shimpanzetë vepruan jo duke u nisur nga altruizmi dhe as nga keqdashja, por i morrën vendimet duke u bazuar thjeshtë në përfitimet vetjake. Ata nuk u erdhën në ndihmë shimpazenzeve të tjerë për të marrë ushqimin, por gjithashtu nuk e penguan dhënien e ushqimit, përsa kohë që prej një veprimi të tillë ata nuk përfitonin ndonjë gjë për vete. Sipas studimit botuar në revistën britanike të Shoqatës mbretërore të shkencave biologjike, si altruizmi edhe keqdashja janë karakteristika vetëm të njeriut. Shkencëtari Jensen thotë se eksperimentet treguan se shimpanzetë nuk kishinj asnjë nga këto ndjenja. Por është për të dyshuar nëse këto lloj kafshësh kanë të njëjtat ndjenja morale siç kanë njerëzit. Shkencëtari Jensen thotë se ky është vetëm një studim, dhe për të përcaktuar qartë një gjë të tillë nevojiten studime të tjera. Disa mendojnë se jeta jo e lirë në kafaz i bën shimpanzetë të veprojnë kështu. Dhe në fakt esperimente të ndryshme kanë treguar se shimpanzetë në kafaz ndoshta janë më pak të prirur sesa shimpazetë në gjendje të lirë në pyll për të ndihmuar fqinjët e tyre. Nëse altruizmi dhe keqdashja janë të veçanta vetëm për njerëzit, atëherë ka të ngjarë që këto karakteristika filluan të krijoheshin 6 milionë vjet më parë kur, sipas teorisë së evolucionit, shimpanzetë dhe njerëzit sapo kishin filluar të ndaheshin nga njëri tjetri, atëherë kur shimpanzetë zgjodhën jetesën nëpër pemë, ndërsa njerëzit morrën rrugën për të dalë nga pylli për në fusha të hapura. Ndjenjat e njerëzve ndaj njëri tjetrit, qofshin këto negative apo pozitive, mund të kenë dhënë një ndihmesë të rëndësishme në aftësisimin për të bashkëpunuar, në krijimin e ndjenjave për ta trajtuar njëri-tjetrin me drejtësi e në krijimin e vlerave morale që përcaktojnë sjelljet e shoqërisë bashkëkohore.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 7:34 pm