Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    A ka qenie të gjalla jashtëtokësore ?

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    A ka qenie të gjalla jashtëtokësore ? Empty A ka qenie të gjalla jashtëtokësore ?

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:42 pm

    ...shkenctarët kanë zbuluar se ka me miljona qytetërime në Gjithësi, vetëm në galaksinë tonë me emrin Udhë Qumështore duhet të jenë zhvilluar me mijra kultura jashtëtokësore.

    Akoma nuk janë gjetur prova.
    Formula që llogarit probabilitetin (Pa) për qënien e jetës ne Gjithësi formuluar nga astronomi amerikan Frank Drake është kjo:

    P(a) = fg fp fl fi fa L
    Ku :
    fg = numrin e yjeve të ngjashme me Diellin tonë
    fp = numrin e yjeve të tilla që kanë një sistem planetar.
    fl = numrin e planeteve, në të cilat ka jetë
    fi = numrin e planeteve me qytetërime inteligjente
    fa = numrin e qytetërimeve inteligjente me nje standart të lartë teknologjie.
    L = jetëgjatësinë e një qytetërimi
    Me anë të kësaj formule shkencëtarët kanë zbuluar se ka me miliona qytetërime në Gjithësi, vetëm në galaksinë tonë me emrin Udhë Qumështore duhet të jenë zhvilluar me mijra kultura jashtëtokësore. Por a do të ishte në të mirën tonë, vizita që mund të na bënin ata ?? Duhet patur parasysh se nëse ata do të vinin deri tek ne, kjo do te thonte se ata do të ishin shumë përpara nesh në teknikë dhe nuk është e thënë se do të ishin miqësorë.


    Kontakti me jashtëtokësorët
    Po t´u besonim atyre që thonë se janë rrëmbyer nga jashtëtoksorët dhe sipas asaj që ufologët duan që ne të besojmë del se jashtëtoksorët janë prej kohësh në mesin tonë. Por prova të sigurta deri tani nuk ka përveç një rasti.
    Më 15 Gusht 1977 shtypshkronja e kompjuterit të Vëzhguesit Shtetëror (State Observatorium) në Ohio, ShBA, nisi menjëherë të shtypte seri numrash jashtë të zakonshmes. Zakonisht ajo shtyp numrat 1 dhe 2, për zhurmat e zakonshme që vijnë nga Gjithësia, numra të cilat i përgjigjen forcës së zhurmës. Por atë ditë sinjali ishte pothuajse 10 herë më i madh se zakonisht. Kur kalohet numri 9, atëherë kompjuteri nis të shtypë germa sipas rradhës së alfabetit. Germa e fundit që u shtyp ishte ajo Q, që i përgjigjet shkallës 16.


    Por përvec kësaj, të gjitha kanalet e tjera u zunë nga një sinjal, mbi të cilin shkenctarët janë të sigurtë se ishte një shenjë e një qënie inteligjente.
    Për fat të keq kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë të vetme. Dhe akoma edhe sot nuk dihet se nga cila pikë e Gjithësisë buroi sinjali.

    Sipërfaqja 51 (Area 51) kampi më i fshehtë ushtarak në botë


    Në 1947 u tha se është parë të jetë rrëzuar një Send i Papërcaktueshëm Fluturues (UFO) dhe të jetë shtënë më vonë në dorë të ushtarakëve amerikanë. Por kjo gjë është përgënjeshtruar nga këta të fundit. Sipas përkrahësve të teorisë së Ufove, që nga ajo ditë gjinden të vdekur dhe të ngrirë në frigoriferët e këtij kampi ushtarak disa jashtëtoksorë të ashtuquajtur Syzitë (Blackeyes) apo Gritë (Greys). Por në të vërtetë askush nuk din se çfarë ka brenda ndërtesës që shkon 18 kate poshtë në thellësi të tokës së këtij kampi dhe që është më e fshehta e ushtrisë amerikane...



    Mund të merrni pjesë edhe ju në Kërkimin të Inteligjencës Jashtë-Tokësore. (Udhëzimet janë në shqip).



    Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Bazuar nga materialet e kanalit televiziv gjerman Pro 7

      Ora është Fri Apr 19, 2024 4:46 pm