Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjithësia në shifra

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Gjithësia në shifra Empty Gjithësia në shifra

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:43 pm

    Gjithësia lindi para rreth 15 miliardë vjetësh. Nëse këtë distancë kohore do ta rillogaritnim sikur të ishte një vit, atëherë njeriu modern do të shfaqej për herë të parë natën e fundit të vitit në orën 23:53.

    Që prej atëherë ai ëndërron mbi një udhëtim për tek yjet, por kjo nuk është e lehtë.
    Një anijeje kozmike që të mposhtë forcën tërheqëse të Tokës i duhet të fluturojë me të paktën një shpejtësi prej 11 kilometrash në sekondë. Kjo është arrirë tashmë.

    Por kjo shpejtësi është tepër e vogël për largësitë e papërfytyrueshme të Gjithësisë; nëse njeriu do të kishte madhësinë e një atomi dhe Toka jonë të një qershie (me një diametër prej 1,3 cm), atëherë deri në planetin Mars do të ishin 230 metra, për tek Plutoni i cili do të kishte madhësinë e një kokrre piperi do të ishin 6 kilometra. Dhe deri tek qendra e Udhës sonë Qumështore do të ishin 280 kilometra të pakapërcyeshme.

    Edhe sikur anije kozmike të fluturonte me një shpejtësi pranë asaj të dritës prej 300 000 kilometrash në sekondë, një astronauti do t''''i duheshin 13 vjet për të shkuar tek ylli më pranë nesh Proxima Centauri e kthyer.

    Por atëherë do të ndjehej shumë i vetmuar: Ndërkohë do të kishin kaluar 60 vjet në Tokë.

    Por ndoshta ai do të gjente miq të rinj rrugës. Vlerësimet e matura shkencore flasin mbi rreth 100 miliardë planetë të banuar në tërë Gjithësinë.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 1:42 pm