Jashtëtokësorët, ku janë ?

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Jashtëtokësorët, ku janë ?

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 5:43 pm

    Fizikanti i madh Enriko Fermi thonte qe me 1950: "N.q.s jashtetokesoret ekzistojne, atehere ku jane?". Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu, por shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshem mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore. Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike.

    Me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes.

    Qe nga lindja e jetes mbi Tokë, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore. POR edhe nese jeta shume qelizore do te lindte, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente. Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinozaurët e mbretëruan tokën për 140 milion vjet, por kurrë nuk evoluan drejtë një jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi (renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente.

    Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete inteligjente ne planete te tjere ose jeta inteligjente ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedita eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alienet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t''''i shohim ne.

    Ciara

    Posts : 40
    Reputation : 0
    Join date : 24/12/2009
    Age : 22

    Re: Jashtëtokësorët, ku janë ?

    Mesazh nga Ciara prej Tue Jan 05, 2010 1:56 am

    .. (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alienet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t''''i shohim ne...

    ..hhmmm ..

      Ora është Sat Dec 10, 2016 6:14 pm