Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë Empty Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:46 pm

    Astronomët kanë gjetur një planet më të ngjashëm deri më sot me Tokën jashtë Sistemit Tonë Diellor, një botë që mund të ketë ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe që duket të ketë të gjitha elementët përbërës për të pasur jetë.


    Ky planet është më i vogli i gjetur ndonjëherë dhe i bie rrotull yllit të zbehtë Gliese 581, i cili është 20.5 vjet-drite prej këtej në yllësinë Peshorja. Planeti të cilit i është dhënë emërtimi Gliese 581 c kryen një qark të plotë rreth diellit të tij për 13 ditë.


    Në të vërtetë është 14 herë më afër diellit të tij se Toka diellit tonë. Sidoqoftë duke pasur parasysh se dielli i tij është më i vogël dhe më i ftohtë se dielli ynë - kështu edhe më pak i shndritshëm - prapëseprapë gjendet në "zonën e banueshme", rajoni përreth një ylli ky uji mund të jetë në gjendje të lëngshme.

    Shkencëtarët bënë këtë zbulim në mënyrë jo të drejtpërdrejtë duke matur ndryshimet më të imta në shpejtësinë e një ylli ndërsa mbi të ushtrohet tërheqje nga një planet aty pranë. Për këtë është përdorur teleskopi 3,6m i ESO-s në Kili.
    Ata thonë se temperaturat miqësore prej 0 deri 40 gradësh Celsius në atë planet do të thonë se uji atje do të ishte në formë të lëngshme, dhe kjo rrit gjasat që atje të gjejë strehë edhe vetë jeta.

    "Rrezja e planetit duhet të jetë 1,5 herë sa ajo e Tokës, dhe modelet parashikojnë se ky planet ose do të jetë shkëmbor - si Toka jonë - ose i mbuluar nga oqeane," shpjegon Stephane Udry i Geneva Observatory, autori kryesor i dokumentit shkencor që raportonte mbi rezultatet.

    Xavier Delfosse, një anëtar i grupit prej Grenoble University (Universitetit Grenobëll) thotë se uji i rrjedhshëm është vendimtar për jetën, ashtu si e njohim ne. Ai beson se ky planet mund të bëhet një shënjestër tepër e rëndësishme për misionet e ardhshme hapësinore të përkushtuara kërkimit të jetës jashtë-tokësore. Këto lloj misionesh mund të vendosin në kozmos teleskopë që mund të kapin "sinjatura" drite zbuluese që mund të lidheshin me procese biologjike.

    Vëzhgimet mund të kërkonin të pikasnin gjurmët e gazeve atmosferike si metani, bile edhe shenjim të klorofilit, pigmenti i bimëve të Tokës që luan një rol vendimtar në fotosintezë. Të gjitha këto për t'i dhënë përgjigje një pyetje rrënjësore: A ka jetë diku tjetër ë

    Sistemi Gliese 581 ka shfaqur deri tani tre planetë; mbi-Tokën e re, një planet tjetër me masë 15 herë sa të Tokës (Gliese 581 b) që i vjen rrotull akoma më pranë yllit burimor, dhe një planet me masë tetë herë sa të Tokës që gjendet më larg.
    Ciara
    Ciara


    Posts : 40
    Reputation : 0
    Join date : 24/12/2009
    Age : 30

    Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë Empty Re: Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë

    Mesazh nga Ciara Tue Jan 05, 2010 1:54 am

    `wueeeeee ... ee pamundur :p ..

      Ora është Fri Apr 19, 2024 9:52 am