Zbulohet liqeni i përbërë nga dioksidi i karbonit nën sipërfaqe Tokësore

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Zbulohet liqeni i përbërë nga dioksidi i karbonit nën sipërfaqe Tokësore

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 5:46 pm

    Një ekip i hulumtuesve nga Japonia dhe Gjermania kanë zbuluar një "liqen" të jashtëzakonshem nën sipërfaqen e shtratit oqeanik të përbërë nga dioksidi i karbonit (karbon) i lëngët. Në Tokë dioksidi i karbonit është zakonisht në formë të gazët por në thellësi të mëdha ku shtypja është e shumtë, gazi ftohet dhe shndërrohet në lëng.

    Përshkak të ngrohjes globale, disa shkencëtarë janë duke sygjeruar që dioksidi i karbonit të vendoset nën sipërfaqe tokësore. Ky zbulim do të mundëson që të mësojmë më shumë mbi këtë proces.

    Liqeni i zbuluar është formacion natyror i rrallë dhe është zbuluar nga Fumio Inagaki i Agjencisë Japoneze për Shkenca dhe Tekonolgji Detare-Tokësore në Yokosuka.

    Liqeni është zbuluar gjatë hulumtimeve të kanaleve hidrotermale, pikat vullkanike nën det, në detin Kinez Lindor, afër Taiwan-it.

    Prania e liqenit ishte e papritur sepse mali detar (formacion malor nën ujë) gjindet në thellësi 1,400 metra prej nivelit të detit. Në ato thellësi, dioksidi i karbonit është më i lehtë se uji gjë që e shkakton të ngritet dhe lirohet në atmosferë në formë të gazit. Në kushte normale, për mos të ngritet në sipërfaqe, dioksidi i karbonit duhet të jetë në thellësi 3,000 metra.

    Por liqeni i zbuluar qëndron në vend sepse dioksidi bashkëvepron me ujin e ftohët që kalon mbi atë duke reaguar dhe krijuar akull të njohur si hidrati i dioksidit të karbonit. Ky hidrat krijon një lloj "mbyllesi" prej akulli që e burgos dioksidin e karbonit.

    ëka është më interesante, ekzistenca e këtyre liqeneve parashikohet nga studimi i Kurt Zenz House nga Harvard University. House pohon se këta "mbyllësa" mund të përdoren për ndërtimin e hapësirave për ruajtje të dioksidit.

    Nuk dihet se sa liqene të tilla ekzistojnë ose se ëfarë ndikim kanë në klimen e botës.

    Gjithashtu është zbuluar se prania e dioksidit ndikon negativisht në botën e gjallë. Edhe pse ky mjedis nuk është miqësor për bakterie, dhe ato gjinden me numër shumë të vogel, ato prap arrisin të mbijetojnë.

    Inagaki shpreh befasinë që bakteriet arrisin të mbijetojnë duke theksuar se është e mundur që ato mbijetojnë falë mikroambienteve ku barazpesha e dioksidit të karbonit, hidrateve dhe ujit detar, bien në favor të krijesave të gjalla.

    Ai gjithashtu cek se "nëse zbulojmë ambiente të tilla nën sipërfaqen polare të Mars-it...mund të zbulojmë vende të tilla për jetë".

      Ora është Mon Dec 05, 2016 10:00 pm