Zbulimet nga astronomia

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Zbulimet nga astronomia

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 5:46 pm

    Pluhuri nën shtrat sikurse disku i pluhurit që sillet rreth një ylli

    Nëse vështrojmë për një kohë të gjatë pluhurin nën shtrat, mund të shohim se ai mblidhet tok për të formuar topa të vegjël pluhuri. Poashtu disku i pluhurit që sillet rreth një ylli, mbeturinë nga formimi i atij ylli, bashkohet si pasojë e gravitetit. Grimcat e vogla mblidhen së bashku për të formuar një masë më të madhe.

    Por formimi i planeteve nuk është vetëm proces i mbledhjes graduale të grimcave përmes gravitetit si ç’mendohej deri vonë. Duket se ka edhe një periudhë kur ndodhin përplasje masive mes shkëmbinjëve të mëdhenj, të cilët më pas bashkohen për të formuar shkëmbinj edhe më të mëdhenj.
    Një ekip i udhëhequr nga astronomi George Rieke i Universitetit të Arizonës ka arritur të vrojtojë këtë periudhë të ndërmjetme me anë të teleskopit Spitzer.

    Teleskopi Spitzer, i cili u aktivizua para 14 muajsh, vrojtoi pasojat e përplasjeve të fuqishme përreth dy yjesh me anë të rrezeve infra të kuqe. Pluhuri ngrohej nga ylli qendror dhe teleskopi mati këtë rrezatim nxehtësie, e cila çlirohet në valë nën dritën e kuqe. Duke matur rrezatimin infra të kuq astronomët arritën në përfundimin se disa yje të vjetra kishin më shumë disqe masive pluhuri sesa do të ishte pritur, bazuar në atë që mendohej më parë

      Ora është Sat Dec 03, 2016 9:07 pm