Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zbulohet një planet i ri me ujë e akull

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Zbulohet një planet i ri me ujë e akull Empty Zbulohet një planet i ri me ujë e akull

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:47 pm

    Ylli "GJ 436" në fakt nuk është i jashtëzakonshëm: rreth 30 vite dritë larg, ai ndodhet në afërsi direkte me Tokën dhe madje nuk është as i madh. Gjithsesi, ai i përket grumbullit të panumërt të yjeve, të cilët deri më tani zënë rreth 200 eksoplanetë (planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor) të njohur.



    Në vitin 2004, studiuesit e astronomët kishin dëshmuar se planeti relativisht i vogël rrethohet nga një qerthull i ngushtë prej yllit "GJ 436". Ai është rreth 22 herë më i rëndë se Toka dhe mesatarisht katër milionë kilometra larg nga ylli i tij (rreth tri për qind e distancës mes Tokës dhe Diellit). Kjo e ka bërë atë një vogëlsirë krahasuar me eksoplanetët e tjerë të zbuluar deri më tani, të cilët, siç dihet, janë të rrethuar nga unaza të gazta, ashtu sikurse të kalibrit të asaj të Jupiterit.

    Tashmë, shkencëtarët për herë të parë ia kanë dalë që të vëzhgojnë një "xhuxh" të tillë, ndërsa ai kalon direkt pranë yllit. Kështu ai ka bllokuar një pjesëz të vogël të dritës së yjeve dhe nga ndryshimi mes formës së djeshme e asaj të sotme, shkencëtarët të drejtuar nga Michael Gillon i Universitetit të Liezhit në Belgjikë, kanë mundur të përllogarisin peshën dhe përmasat e planetit që ata e kanë pagëzuar si "GJ 436".

    "Është hera e parë që ia kemi dalë me një planet të përmasave të tilla", thotë Gillon për një media vendase. "Deri më tani janë të njohur vetëm 16 planetë transit dhe tek të gjithë bëhet fjalë për gjigantë të gaztë".
    Një planet prej uji

    Premiera e parë duket se i ka lënë pa mend të gjithë kur janë kryer vëzhgimet e para, që u botuan menjëherë në revistën e specializuar "Astronomy & Astrophsyics" e u përshkruan gjerësisht. Po aq mbresëlënëse ka qenë ajo çka është zbuluar brenda botës së shkencëtarëve. Matjet kanë treguar se "GJ 436 b", me një perimetër prej 50000 kilometrash është rreth katër herë më i madh se Toka. "Nga masa dhe madhësia ne mund të përcaktojmë edhe shtresën e tij mesatare, thotë Gillon, dhe kjo na tregon më pas se ky planet përbëhet kryesisht nga uji dhe në një pjesë të vogël nga gurë".

    Kush kishte shpresuar për një botë "të butë" me oqeane që stimulojnë jetesën, do të zhgënjehet, ngaqë planeti e rrethon yllin e tij ngushtësisht në mënyrë ekstreme. Mbi sipërfaqen e tij mbizotërojnë temperatura që shkojnë rreth 300 gradë celsius, siç kanë përllogaritur studiuesit. Në atmosferë, uji, për këtë arsye, duhet të ekzistojë vetëm në formë avujsh.

    Akull në forma ekzotike nën presion

    Plotësisht ndryshe duket se ngjan kjo botë nga brenda, ngaqë planeti në thelb është më i rëndë se Toka. Edhe tërheqja magnetike është qartësisht më e lartë. Uji nën sipërfaqe për këtë arsye merr forma ekzotike, të cilat njerëzit në Tokë i kanë parë vetëm (në rastin më të mirë) në kushte laboratorike. "Uji mbulon më shumë se një të dhjetën në gjendje të ngrirë, thotë kolegu i Gillons, Frederic Pont. Akulli i njohur për ne është vetëm njëri prej tyre".

    Nën një presion ekstremisht të lartë uji shndërrohet në trup të ngurtë, i cili në një sipërfaqe të gjerë përbëhet nga një shtresë e trashë akulli, ashtu sikurse shndërrohet edhe qymyri nën presion të fortë në diamant. Fizikanët e cilësojnë ujin në këto rrethana ekzotike si "Akull VII" dhe "Akull X". "Nëse oqeanet mbi Tokë do të ishin më të thella, thotë Pont, atëherë të tilla forma ekzotike të ujit do të shfaqeshin edhe në sipërfaqet e deteve tanë". Me ndryshimin se, akulli i rrallë i gjetur mbi "GJ 436 b" në sipërfaqen e shtresës së sipërme, do të kishte temperaturën disa qindra gradë celsius nxehtësi.

    Shkencëtarët besojnë se zbulimi i tyre jep edhe një dëshmi më shumë për planetë të ngjashëm me Tokën. Meqë gjigantët e akullt i ngjasojnë në formë e përmbajtje Uranit dhe Neptunit, mund të shfaqeshin edhe në distanca të shkurtra nga yjet e tyre. Përveç kësaj, janë kryer matje edhe në observatorin OFXB në qytetin zviceran të St. Luc. "Me këtë ne dëshmuam se vëzhgimi transit i planetëve të vegjël është i mundur me teleskopë të vegjël", thotë Gillon.

    Për gjallesat është ferri

    Kjo do të thoshte sërish një shtytje në lëmin e kërkimit e studimit të planetëve, që në kohët e fundit ka ecur në mënyrë të suksesshme. Vetëm në javët e fundit shkencëtarët kanë arritur për herë të parë zbulimin e një planeti, me shumë gjasa, të përshtatshëm për jetë dhe në sjelljen e dëshmisë se është gjetur ujë në atmosferën e një tjetër planeti. "Përllogaritjet tona kanë mundur gjithashtu të dëshmojnë se planetë të tjerë, të njohur tashmë, zotërojnë masa të njëjta uji", mendon Gillon. Ngaqë disa prej tyre mund të ishin më të ftohtë se "GJ 436 b", në sipërfaqen e tyre mund të ekzistonte madje edhe ujë i pijshëm dhe kështu do kishte kushte minimale të përshtatshme për jetë. Jeta në "GJ 436 b" megjithatë, sipas tij, do të ishte diçka e pamundur. "Ai është një rruzull prej akulli dhe uji, i rrethuar nga një atmosferë prej avujsh të nxehtë", thotë Gillon. "Për gjallesa, si ato që jetojnë në Tokë, ai do të kishte qenë me të vërtetë një ferr".

    Sensacioni me ndihmën e teleskopit "Hubble" - Regjistrohet një unazë me materie të errët

    Në një distancë prej miliarda vitesh dritë, astronomët kanë zbuluar një unazë prej materieje të errët, një substancë mistike, që ndoshta e mbështjell universin në brendësi të tij. James Jee i Universitetit "Johns Hopkins" në SHBA, në fillim mbeti i shokuar: "Isha nervoz kur pashë unazën, thotë astronomi. Unë mendova se ajo duhej të ishte ndonjë artefakt, çka do të thotë se ne mund të kishim bërë ndonjë gabim në përpunimin e të dhënave tona". Ai nuk mund t‘u kishte besuar dot rezultateve të kërkimit të tij. "Por sa më shumë që unë përpiqesha t‘i largohesha unazës, aq më e qartë ajo bëhej. Më mori një vit kohë derisa unë u binda se unaza ishte e vërtetë". Ai thotë se një gjë të tillë më parë nuk e kishte parë kurrë gjatë vëzhgimeve të tij. Me ndihmën e teleskopit hapësinor të famshëm "Hubble", ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve e astronomëve ka hasur në grumbullin e galaksive të një distance prej pesë miliardë vitesh dritë një unazë me materie të errët. Kjo formë e jashtëzakonshme materieje mund të vëzhgohet vetëm në mënyrë indirekte, pasi ajo nuk dërgon asnjë dritë të dukshme, apo dhe rrezatim elektromagnetik. Se çfarë është kjo materie e errët, në fakt, këtë nuk e di njeri. Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për pjesëza elementare materieje, të cilat deri më tani nuk mund të dëshmoheshin direkt, por që janë ekzistente ngado në hapësirë.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 9:01 pm