Gjenerimi i MD5 "hash" vlerave për skeda

    Share

    Mr.Problem

    Posts : 117
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Gjenerimi i MD5 "hash" vlerave për skeda

    Mesazh nga Mr.Problem prej Wed Dec 23, 2009 5:55 pm

    Ky postim ka të bëj me spjegimin e punës së veglës: ReHash, puna e së cilës është gjenerimi i "hash" vlerave të ndryshme për skeda. Sidoqoftë, ky postim do të fokusohet në gjenerimin e MD5 "hash" vlerave. Nëse ky postim deri më këtu ju konfuzoj, atëherë ja një shpjegim i shkurtë: MD5 quhet një "hashing" algoritëm. Fjala "hash" e cila përdoret në këtë kontekst, do të thotë: rezultati/dalja që fitohet nga një "hashing" funksion.

    Kjo vegël është "console based", pra shfrytëzohet në MS DOS prompt. Për t'a shfrytzuar këtë vegël së pari ekstraktojeni skedën: rehash-0.2-win.zip në hard diskun tuaj. Kjo vegël s'ka nevoj të instalohet, kështu që pas ekstraktimit ju mundeni t'a shfrytzoni vetëm duke e ekzekutuar komandën: rehash. Në rast se dëshirojmë të krijojmë një MD5 "hash" string për një skedë që quhet "file1.bin" atëherë e ekzekutojmë rreshtin:

    Kodi:
    rehash -none -md5 file1.binPra, kjo do të rezulton në:

    Kodi:
    F:\forum.Rrjeta.org\rehash-0.2-win>rehash -none -md5 file1.bin
    <file1.bin>
    MD5 : 06C8EDA4 E7ABC02D 38C3B32A 532CB94CArgumenti "-none" që i kemi dhënë veglës ReHash i tregon që të mos shfaqë asnjë nga "hash" stringjet, pastaj duke e kombinuar këtë argument me argumentin "-md5", fitohet MD5 "hash" stringu, por asnjë string tjetër.
    Në rastë që dëshirojmë që rezultati që fitohet nga vegla ReHash të jetë në formë të HTML kodit, atëherë e ekzekutojmë komandën e lartëpërmendur me një argument shtesë: -out:html, me ç'rastë fitohet ky rezultat:

    Kodi:
    F:\forum.Rrjeta.org\rehash-0.2-win>rehash -none -md5 -out:html file1.bin
    <!DOCTYPE HTML PUBLIC "-//W3C//DTD HTML 4.0 Transitional//EN">
    <html><head><title>Hashes</title>
    <style type="text/css"><!--
    .hashtable {
    border : 0px;
    width : 100%;
    color : #FFFFFF;
    background-color : #000000;
    font-size : 12px;
    }
    .hashofcell {
    font-family: Verdana, Helvetica, Arial, sans-serif;
    font-size : 12px;
    vertical-align : middle;
    color : #000000;
    background-color : #DDDDDD;
    width : 112px;
    }
    .filecell {
    font-family: Verdana, Helvetica, Arial, sans-serif;
    font-size : 12px;
    vertical-align : middle;
    color : #000000;
    background-color : #DDDDDD;
    }
    .hashentrycell {
    font-family: Verdana, Helvetica, Arial, sans-serif;
    font-size : 12px;
    vertical-align : middle;
    color : #000000;
    background-color : #FFFFFF;
    width : 112px;
    }
    .hashcell {
    font-family : "Courier New", Courier, monospace;
    font-size : 11px;
    vertical-align : middle;
    color : #000000;
    background-color : #FFFFFF;
    }
    --></style></head><body>
    <table class="hashtable" cellspacing="1px"><tr><td class="hashofcell">File</td><
    td class="filecell">file1.bin</td></tr><tr><td class="hashentrycell">MD5</td>
    <td class="hashcell">06C8EDA4 E7ABC02D 38C3B32A 532CB94C</td></tr>
    </table><br>

    </body></html>Për t'a ruajtur automatikisht HTML daljën nga vegla ReHash, do të nevojitet të ekzekutohet ky rresht:


    Kodi:
    rehash -none -md5 -out:html file1.bin > md5-file1.bin.htmlPra, në këtë rast do të krijohet skeda md5-file1.bin.html me përmbajtjen e shfaqur më lartë.

    Nëse keni arritur të lexoni deri këtu dhe ende nuk e kuptoni efikasitetin e kësaj vegle, atëherë në vijim do t'ju spjegohet kjo gjë. MD5 "hash" stringjet që gjenerohen për skeda janë unike (nëse nuk e marrim parasysh mundësine e kolizionit ). Pra, MD5 "hash" stringu që gjenerohet nga skeda: file1.bin e cila ka përmbajtjen: Permbajtja e "file1.bin", dhe MD5 "hash" stringu që gjenerohet nga skeda: file2.bin e cila ka përmbajtjen: Permbajtja e "file2.bin" janë të ndryshme. Këtë e dëshmojnë rreshtat e mëposhtëm:


    Kodi:
    F:\forum.Rrjeta.org\rehash-0.2-win>rehash -none -md5 file1.bin
    <file1.bin>
    MD5 : 3181926D 17467A7C 09FA8E3E 7A96E3A5


    F:\forum.Rrjeta.org\rehash-0.2-win>rehash -none -md5 file2.bin
    <file2.bin>
    MD5 : 63C4BA4B F5C87FA4 59CF675E 63C88ACFSiq po shihet, ndryshimi i VETËM NJË karakteri në përmbajtje të skedës do të shkakton gjenerim tërësisht të ndryshëm të MD5 "hash" vlerave.
    Pra, duke e analizuar MD5 "hash" stringun e gjeneruar nga një skedë mundemi të konkludojmë se a ka pësuar ajo skedë ndryshim apo jo. P.sh. në rast që personi X i dërgon personi Y një skedë dhe bashkë me skedë ia dërgon edhe MD5 "hash" stringun, atëherë personi Y pas pranimit të skedës mundet t'a rigjeneroj MD5 "hash" stringun për skedën që e ka pranuar, dhe të shoh se mos ka pësuar skeda ndryshime.
    Kjo metodë është e përdorur nga një numër i njerëzve. Nese e vizitoni faqen e Packet Storm Security për 100 skedat e fundit, do të vëreni që për secilën skedë që është e listuar është i përfshirë edhe MD5 "hash" stringu (lexo MD5 Checksum). Pra, nëse ne e shkarkojmë skedën base-0.9.7.1.tar.gz dhe e gjenerojmë MD5 "hash" stringun me veglën ReHash atëherë do të fitojmë:

    Kodi:
    F:\forum.Rrjeta.org\rehash-0.2-win>rehash -none -md5 base-0.9.7.1.tar.gz
    <base-0.9.7.1.tar.gz>
    MD5 : DEC9B098 DB9E737D 49D745B5 FB0134B4Nga këto rreshta shohim që ky MD5 "hash" string është i njejtë sikur MD5 "hash" stringu i cili gjendet në faqe të Packet Storm Security, pra: DEC9B098 DB9E737D 49D745B5 FB0134B4 == dec9b098db9e737d49d745b5fb0134b4. Nga kjo konkludojmë që skeda base-0.9.7.1.tar.gz që është shkarkuar nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë shkarkimit.

    Ky është një mekanizëm i thjeshtë por i aplikuar në shumë raste për shkak të efikasitetit të tij.

    Nëse doni të lexoni për "checksum" dhe se çka ka të bëj kjo me MD5 algoritmin, vizitojeni faqën: http://en.wikipedia.org/wiki/Checksum, ndërsa nëse doni të testoni vegla të tjera që kryejnë të njejtën detyrë sikurse vegla "ReHash", atëherë vizitojeni faqën: http://lists.gpick.com/pages/Checksum_Tools.htm.

      Ora është Sat Dec 10, 2016 6:12 pm