Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Anatomia e viruseve

    avatar
    Mr.Problem


    Posts : 117
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Anatomia e viruseve Empty Anatomia e viruseve

    Mesazh nga Mr.Problem Wed Dec 23, 2009 5:56 pm

    Historia e rrjetave kompjuterike fillon qysh nga fillimi i pjesës së dytë të shekullit të kaluar. Në atë kohë makinat serioze llogaritëse ishin pajisje gjigante gabaritet e të cilave mateshin me metra dhe ton, të vendosur në hapësira të ndara e të klimatizuara në afërsi të cilave zakonisht gjendeshin pajisje elektike të cilat siguronin rrymën e nevojshme.
    Shfrytëzuesit ju qaseshin përmes terminaleve, e resurset llogaritëse ishin gjithmonë në mungesë ashtu që udhëheqësit e sistemit i shpërndanin ato sipas kritereve të caktuara në mes të shfrytëzuesve, respektivisht aplikacioneve që përdornin ata. Në ato kohëra të lashta nga aspekti i kompjuteristikës janë krijuar edhe paraardhësit e viruseve të sotëm. Ishin ato programet të cilat shkruheshin nga shfrytëzuesit e zgjuar zakonisht për të përvjedhur resurse të sistemeve për aplikacionet e tyre, e jo rrallë edhe për të bërë shaka me kolegët e tyre.
    Lulëzimin e vërtetë dhe shfaqjen më të gjerë viruset e përjetojnë me zgjerimin e përdorimit të PC-ve nëpër zyra dhe shtëpi, e përmes zhvillimit të Internetit, gjë që krijoi një bazë të madhe të shfrytëzuesve – si të viktimave potenciale, ashtu edhe atyre qëllimkeq.

    Orë anatomie e virusit kompjuterik

    Struktura dhe funksionimi i virusit kompjuterik paraqesin temë mjaft të gjerë e cila tejkalon kornizën e këtij përshkrimi. Ashtu që do të përqendrohem shkurtimisht dhe në mënyrë të thjeshtë me parimet më të thjeshta të koncepteve të viruseve.

    Viruset kompjuterik në thelb janë programe të cilat, për ndryshim nga softuerët tjerë, posedojnë disa cilësi të ngjashme me pandanët famëkeq nga bota e gjallë në të cilët ata bazojnë veprimtarinë e tyre keqdashëse. Një nga ato cilësi është vetë-shumëzimi. Virusi kompjuterik pasi është aktivizuar një herë do të kërkojë fajllat tjerë në kompjuter të cilat do të provojë të infektojë, me qëllim të skajshëm kopjimin përmes ndonjë mënyre në ndonjë kompjuter tjetër – për shembull me dërgimin e fajllit të infektuar të bashkangjitur me një e-mail porosi. Me infektim të fajllit nënkuptojmë procesin në të cilin virusi tenton të fus kodin e vet brenda ndonjë fajlli legjitim në disk. Fajlli i infektuar bëhet sikurse një organizëm i infektuar në botën e gjallë: me fajll duket se është gjithçka në rregull, por kodi i programit është i fshehur dhe pret shansin e tij. Kjo i jepet me rastin e leximit të fajllit të infektuar në memorien e kompjuterit, për shembull gjatë hapjes së programit ose hapjes së dokumentit. Përveç përmbajtjes legjitime, pa vërejtur shfrytëzuesi do të iniciojë edhe vet virusin. Përveç shumëzimit dhe përhapjes, gati çdo virus në ndonjë moment do të shkaktojë një veprim më pasoje më pak ose më shumë të dëmshme ndaj kompjuterit të infektuar. Ky i ashtuquajturi payload ose, në përkthim të lirë, fuqi shkatërruese e virusit mund të jetë nga shkrimi i padëmshëm të një porosie në ekranin e kompjuterit, deri te fshirja e fajjlave dhe komprometimi i të dhënave, e bile edhe deri te për shembull gjenerimi i trafikut të madh në rrjetë dhe çrregullimi i rrjetës kompjuterike.

    Deri te përhapja e virusit vjen me bartjen dhe aktivizimin e fajllave të infektuar në kompjuterët tjerë. Mundësitë janë të ndryshme, e përveç rastit të përmendur me bashkëngjitjen në e-mail porosi, fajllat e infektuar udhën deri te kompjuterët tjerë mund ta gjejnë përmes mediumeve bartëse (CD, fllopi disqet, USB disqet ...), përmes follderav e të ndarë në rrjetë etj. Së bashku me viruset shkojnë dhe krimbat kompjuterik. Disa ekspert të kompjuterëve bile nuk bëjnë dallim në mes të viruseve dhe krimbave, duke i quajtur bashkarisht – viruset. Dallimi qëndron në atë se, siç është përshkruar më lartë, virusi në veprimtarinë e tij mundohet të gjej dhe infektojë ndonjë nga fajllat që gjen në kompjuterin e sulmuar, derisa krimbit për veprim nuk i nevojiten fajllat shtëpiak. Krimbi është program i pavarur i cili për përhapje mbështetet kryesisht në mekanizmat e veta dhe në rrjetën kompjuterike. Jashtëzakonisht në zë të keq janë krimbat e ashtuquajtur mass mailing të cilët shpërndahen përmes bashkëngjitjes në e-mail: zakonisht do ta dërgojnë veten në të gjitha e-mail adresat të cilat takojnë në adresarin e kompjuterit të infektuar, me çrast zakonisht përdorin e-mail server personal që cilin e kanë të integruar. Përveç postës, krimbat rregullisht keqpërdorin protokollet e ndryshme të rrjetës për tu shpërndarë në afat sa më të shkurt nëpër Internet.
    avatar
    dR.-KilLeeR


    Posts : 241
    Reputation : 1
    Join date : 24/12/2009
    Age : 30

    Anatomia e viruseve Empty Re: Anatomia e viruseve

    Mesazh nga dR.-KilLeeR Sun Dec 27, 2009 1:57 pm

    :A:A hauhauhhua
    avatar
    No-Exit


    Posts : 32
    Reputation : 0
    Join date : 26/12/2009
    Age : 28

    Anatomia e viruseve Empty Re: Anatomia e viruseve

    Mesazh nga No-Exit Wed Jan 06, 2010 2:39 am

    hej mr.problem a vet i ke shkru a dikush tjeter Very Happy

    Sponsored content


    Anatomia e viruseve Empty Re: Anatomia e viruseve

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Fri Mar 29, 2024 3:43 am