Fjalori i Adoleshenteve !

    Share

    Mr.Problem

    Posts : 117
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Fjalori i Adoleshenteve !

    Mesazh nga Mr.Problem prej Wed Dec 23, 2009 6:28 pm

    1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i
    bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një
    1200-sh i tha drejtorit për mua.
    zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.

    bush – njeri negativ - Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.

    lac – djalë që do të duket si i fortë - Ai është lac, fryhet kot së koti.

    të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.

    aerodrom – djalë pa, ose më pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.

    drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë -
    Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
    pompë – zemra - Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.

    elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.

    e zezë, kërp, bixh – hashash - Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.

    kuçerdra – mësuese - Ajo kuçedra e letërsisë është nmjeri i mirë.

    bordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.

    borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.

    kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.

    pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.

    e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.

    Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.

    Dak, çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria - Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.

    Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.

    Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.

    Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.

    Trampolino – njeri mendjelehtë - Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.

    Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.

    Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.

    Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.

    Hudhër – çëmçakëz - Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.

    Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.

    TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.

    Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.

    Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk bçhet fjalë të vij.

    Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.

    Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.

    Mësimore- prostitutë - Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.

    Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi

    Tribale- femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.

    Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer.

      Ora është Mon Dec 05, 2016 10:05 pm