Giggs lojtari i dekadës për Wenger

    Share

    ard1

    Posts : 32
    Reputation : 0
    Join date : 24/12/2009

    Giggs lojtari i dekadës për Wenger

    Mesazh nga ard1 prej Thu Dec 24, 2009 3:23 pm

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e sheh veteranin e Manchester United, Ryan Giggs, si lojtarin më të mirë të Ligës Premier për dekadën e fundit.
    Giggs u shpërblye si Lojtari më i Mirë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionist në fund të sezonit të kaluar dhe së fundi morri çmimin Personaliteti Sportiv i Vitit 2009 nga BBC.

    Wenger mendon se mesfushori i Manchester United duhej të zgjidhej edhe lojtari i dekadës në Ligën Premier.

    “Si një lojtar jo i Arsenalit, do të thosha Ryan Giggs pasi ai e ka të kombinuar stilin me fitoren. Po ashtu më vjen keq që ai kurrë nuk ka qenë në një Kupë Botërore, diku ku njerëzit fitojnë shumë komplimente kur ia dalin mirë. Por pavarësisht kësaj, nëse shikoni në rekordin e klubit të tij, është shumë mbresëlënës”, ka thënë Wenger

      Ora është Sat Dec 03, 2016 7:50 am