Ferguson dëshiron të zëvendësohet nga Guardiola

    Share

    ard1

    Posts : 32
    Reputation : 0
    Join date : 24/12/2009

    Ferguson dëshiron të zëvendësohet nga Guardiola

    Mesazh nga ard1 prej Thu Dec 24, 2009 3:59 pm

    Sir Alex Ferguson mendon se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duhet të jetë pasardhësi i tij te Manchester United.
    Duket se gara për trajnerin, i cili fitoi gjithçka që ishte e mundur të fitohej në vitin e tij debutues, gjithnjë e më shumë po shtohet, pasi që të njëjtën gjë e dëshiron edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

    Përkundër se fitoi titullin e La Ligas, Ligës së Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, shumëkush në Barcelonë mendon se suksesi i tij është pasojë e skuadrës që ndërtoi paraprakisht Frank Rijkaard.

    Ashtu që, largimi i 38-vjeçarit mund të ndodhë në fund të këtij sezoni, dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Liga Premier.

    The Daily Mail njofton se Ferguson e ka caktuar Guardiolan si pasardhësin e tij te Djajtë e Kuq, dhe nëse ndodh kalimi i tij në Old Trafford, skocezi do të pensionohej në fund të këtij sezoni.

      Ora është Sat Dec 03, 2016 7:55 am