Të lënduarit e Juves pranë kthimit

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Të lënduarit e Juves pranë kthimit

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 30, 2009 3:15 am

    Juventusi ka marrë disa lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi që disa nga lojtarët e lënduar janë rikuperuar- njofton faqja zyrtare e klubit bardhezi.
    Gianluigi Buffon dhe Mauro Camoranesi kanë marrë dritën e gjelbër nga mjeku Flavio Quaglia që të stërviten me bashkëlojtarët e tyre në fushë, pasi të kenë kryer stërvitjet në palestër dhe pishinë .

    Ndërkohë, Vincenzo Iaquinta dhe Giorgio Chiellini janë shumë më pranë kthimit dhe pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Ciro Ferrara në një të ardhme të afërt.

    Felipe Melo, Martin Caceres, dhe Diego kthehen të mërkurën nga pushimi.

    Juventusi ndeshjen e radhës e zhvillon në Stadio Tardini kundër Parmës më 6 janar.

      Ora është Sat Dec 10, 2016 10:29 am