Ajaxi interesohet për Huntelaar

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Ajaxi interesohet për Huntelaar

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 30, 2009 3:17 am

    E ardhmja e sulmuesit të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, ende mbetet e pavendosur, ndërsa tashmë në garë për të ka hyrë edhe ish-skuadra e tij, Ajax.
    Holandezi ende nuk bën pjesë në planet e trajnerit Leonardo, dhe është zgjedhje e fundit në sulm pas Ronaldinhos, Alexandre Patos, Marco Borriellos dhe Filippo Inzaghit.

    Huntelaar dëshiron të gjejë një skuadër ku do të luajë më shumë, duke qenë se po afrohet Kampionati Botëror dhe duhet të zë një vend në përfaqësuesen e Holandës.

    Kështu, sipas Sportmediaset.it, skuadra në të cilën bëri emër- Ajax është e gatshme ta huazojë deri në fund të këtij sezoni, gjë që do t’i ndihmonte ta rikthejë formën e tij.

      Ora është Sat Dec 03, 2016 7:49 am