Ineri përgatit ofertë për Steven Gerrard?

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Ineri përgatit ofertë për Steven Gerrard?

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 30, 2009 3:21 am

    Sipas Corriere dello Sport, kampioni i Serie A, Inter, dëshiron të angazhojë kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.
    Të kuqtë për momentin gjenden në krizë si në fushë po ashtu edhe jashtë saj, pasi pronarët e klubit ende nuk mund të gjejnë zgjidhje për borxhin, ndërsa të zgjedhurit e Rafa Benietz kanë shënuar vetëm dy fitore në dy muajt e fundit.

    Nëse Liverpooli nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund të ketë ndryshime në Anfield.

    Po ashtu të kuqtë do të humbin një shumë të madhe të të ardhurave nëse nuk kualifikohen për në garën evropiane, andaj do të detyrohen të shesin disa prej yjeve si Fernando Torres, Javier Mascherano dhe Steven Gerrard.

    Interi ka ringjallur interesimin për Gerrard, pasi u përpoq ta angazhojë atë në vitin 2005. Sipas Corriere dello Sport, Mourinho do të përpiqet që edhe në verën e ardhshme ta angazhojë mesfushorin dhe nerazurët janë të gatshëm të ndajnë 20-30 milionë euro për shërbimet e tij. Gerrard është cak edhe i Barcelonës dhe Real Madridit

    dR.-KilLeeR

    Posts : 241
    Reputation : 1
    Join date : 24/12/2009
    Age : 23

    Re: Ineri përgatit ofertë për Steven Gerrard?

    Mesazh nga dR.-KilLeeR prej Wed Dec 30, 2009 2:46 pm

    Steve Gerrard S'shkon Very Happy

      Ora është Sat Dec 03, 2016 9:09 pm