Mancini: Ky ekip është më i mirë se që mendova

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Mancini: Ky ekip është më i mirë se që mendova

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 30, 2009 3:22 am

    Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se ekipi i tij është i aftë të ngjitet në top katërshin e tabelës së Ligës Premier dhe madje është i aftë të fitojë titullin këtë sezon.
    Mancini morri nën drejtim klubin më 19 dhjetor dhe që atëherë ka drejtuar ekipin në dy fitore nga dy ndeshje, dhe pas ndeshjes së fundit prej 3-0 ndaj Wolwes ai ka thënë se ekipi i tij është shumë më i mirë se që ka menduar në fillim.

    “Gjithçka është reale. Ekipi është më i mirë se që kam menduar. Ne kemi edhe 18 ndeshje të tjera, andaj mendoj se është e mundshme. Nëse luajmë në këtë mënyrë dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar është e mundshme”.

    “Mendoj se kemi një ekip të mirë dhe nëse luajmë mirë mund të arrijmë së paku në top katërsh. Por mendoj se nuk duhet të shikojmë në atë pozitë tash. Duhet të luajmë dhe të fitojmë dhe brenda dy muajsh të shohim kah ai pozicion. Për momentin është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të përmirësohemi”, ka thënë Mancini.

    dR.-KilLeeR

    Posts : 241
    Reputation : 1
    Join date : 24/12/2009
    Age : 23

    Re: Mancini: Ky ekip është më i mirë se që mendova

    Mesazh nga dR.-KilLeeR prej Wed Dec 30, 2009 2:46 pm

    op qashtu ka Thaan :A

      Ora është Sat Dec 10, 2016 6:09 pm