Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pak per Akrepat

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Pak per Akrepat Empty Pak per Akrepat

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:24 pm

    Janë te shumte dhe te llojeve e te ndryshëm. Ne gjithë botën numerohen rreth 1500 lloje.Ato ndahen ne familje si Buthidae, Diplocentridae, Chactidae, Chaeriliidae, Scorpionidae, Iuridae, Ischnuridae, Bothriuridae
    Madhesia e trupit të tyre ndryshon sipas llojit.
    Trupi i llojit Typhlochactas mitchelli arrin gjatesine 9 milimetra ndërsa te lloji Pandinus imperator apo Hadogenes troglodytes, arrin gjatesine 21 centimetra.
    Jetojne ne hapësira ranore(ne shretetira ) dhe gurore.
    Lloje te pakta akrepash preferojne te ngjiten nëpër druret e pemeve.
    Shumë akrepa banojne ne zona te banuara por një numer i vogël i tyre mund te sjelle vdekjen e njeriut. Akrepat e rrezikshem bëjnë pjesë ne familjen Buthidaedhe pikërisht llojet si Androctonus, Buthacus, Buthus, Buthotus, Centruroides, Leirus, Mesobuthus, Parabuthus und Tityus

    Sipas McDaniels ne 1968 sipas mënyrës se jetesës, akrepat janë klasifikuar ne katër grupe.

    - Psammophile Skorpione - akrepat qe jetojne ne siperfaqet ranore
    - Lithophile Skorpione - akrepat qe jetojne ne hapësira e ne gurore.
    - Akrepat e nendheshem - te cilët jetojne pra nën siperfaqen e tokes. Ato e lënë folene e tyre vetëm kur dalin për gjueti,madje dhe kohën e shumimit.
    - Akrapat shtegtare - ku bëjnë pjesë akrepat te cilët e nderrojne vazhdimisht mjedisin e tyre jetik.

    Akrepat janë tepër aktiv gjatë nates. Ushqehen me lloje të ndryshme insektesh, si merimanga (Arachnida) etj Lloje të ndryshme akrepash mund te jetojne për kohe te gjatë pa ushqim, madje disa deri ne dy vjet. Akrepat janë te perhapur pothuajse ne te gjithë kontinentet. Ne kontinentin Amerikan e gjen nga Kanadaja jugore deri ne pjeset me jugore te Amerikes se Jugut. Ne Evrope i gjen nga gjeresite veriore deri ne jug te Gjermanise, por sidomas ne Alpet Jugore. Ne Britani e ne Zelanden e Re njihen dhe me emrin Neozoen. Megjithatë pikat qendrore u perkasin rajoneve tropikale

      Ora është Fri Apr 26, 2024 7:02 pm