Jeta ne planete nis edhe ne temperatura te uleta

    Share

    Onyx.
    Administrator
    Administrator

    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Jeta ne planete nis edhe ne temperatura te uleta

    Mesazh nga Onyx. prej Wed Dec 23, 2009 5:47 pm

    Nuk dihet me saktesi se si ka lindur jeta ne Toke, por hipoteza me e mundshme eshte ajo qe mbeshtet krijimin e njeqelizoreve pas nje periudhe vullkanike ne planetin tone.


    Por ka nga ato planete qe Diellin e tyre e kane me te ftohte dhe per pasoje energjia qe marrin eshte me e vogel, por kjo nuk do te thote se ne to nuk ka premisa per zhvillimin e jetes. Nje grup astrofizikantesh nga Universiteti i Arizonas ne Pensilvani dhe nje grup tjeter nga “Max Planck Institute” ne Gjermani kane vezhguar per shume kohe 14 yje te ftohte duke bere nje krahasim me sistemin tone diellor.

    Perreth tyre jane vene re planete ne disa prej te cileve mendohet se ka acid cianhidrik. Ky lloj acidi eshte nje perberes i adenines, e cila eshte pjese e ADN-se se qenieve qe jetojne ne Toke. Te yjet me te ftohte eshte vene re se planetet qe i rrethojne nuk e kane kete permbajtje por jane vene re gjurme te acetilenit, cka do te thote se jeta mund te jete zhviluar ne forma te ndryshme edhe pse ne keto planete temperatura eshte shume e ulet. Ky perfundim mund te nise nje ere te re ne studimet per te zbuluar origjinen e jetes ne Toke

      Ora është Sun Dec 04, 2016 11:32 am