Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lampard – Lojtari i Dekadës në Premier

    avatar
    ard1


    Posts : 32
    Reputation : 0
    Join date : 24/12/2009

    Lampard – Lojtari i Dekadës në Premier Empty Lampard – Lojtari i Dekadës në Premier

    Mesazh nga ard1 Thu Dec 24, 2009 3:58 pm

    Statistikat e Ligës Premier tregojnë se ylli i Chelseat, Frank Lampard, i ka të gjitha përparësitë për të qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit.
    përparësitë për të qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit.

    The Sun shkruan se mesfushori i Chelseat dhe Anglisë është figurë dominuese në statistikat e Ligës Premier gjatë 10 viteve të fundit.

    Faktet dhe të dhënat nga Opta, e cila realizon të gjitha statistikat e Ligës Premier, që nga 1 janari i vitit 2000 tregojnë se Lampard është personi i cili e meriton më së shumti këtë titull.

    31-vjeçari ka:

    - Numrin më të madh të ndeshjeve
    - Numrin më të madh të fitoreve
    - Numrin e dytë më të madh të asistimeve
    - Rekordin e katërt më të lartë të golave

    Lampard kryeson para mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher, me pesë paraqitje më shumë, me një total prej 345 nga të cilat 210 kanë qenë fitore.

    Ai është i dyti prapa Ryan Giggs me 76 asistime dhe me 100 gola, duke përfunduar i katërti prapa golashënuesit më të mirë, Thierry Henry, i cili shënoi 169 herë për Arsenalin

      Ora është Sat Apr 27, 2024 8:06 am